Femra më seksi në botë



Supermodelja Miranda Kerr jo vetëm që zbukuron ballinën e numrit të dhjetorit të revistës "Esquire", tashmë është zgjedhur si femra më seksi në botë, kjo sipas votave të kësaj reviste. "Ajo ka fytyrën e perëndeshës, trupin e engjëllit dhe është e martuar me një kalorës”, thuhet në tekstin hyrës rreth femrës më seksi në botë për këtë vit, pra Miranda Kerr.

Miranda këtë titull e ka trashëguar nga këngëtarja Rihanna, e cila vitin e kaluar ishte në krye të listës, ndërsa australiania e bukur në lidhje me këtë triumf është shprehur: “Besoj në atë se duhet festuar trupin e njeriut dhe të pranojmë atë që na është dhënë”.