Madonna, apartament tetë milionë euro të bijës për ditëlindje!


Madonna të bijës së saj për ditëlindje, gjashtëmbëdhjetëvjeçares, Lourdes, i ka blerë një apartament në papafingo (“Penthouse”) në vlerë prej 8 milionë eurosh. Apartamenti, i cili ndodhet në Manhattan të New Yorkut, ka një pishinë dhe palestër.

Papafingo gjendet vetëm disa blloqe larg shtëpisë së mbretëreshës së muzikës pop dhe ca rrugë larg nga qendra e Kabalës, të cilën Lourdes e viziton rregullisht me nënën e saj.

Këngëtarja 54-vjeçare ia dha Lourdes banesën e saj, për t’i dëshmuar se sa shumë i beson.

“Lourdes ishte e kënaqur. Apartamentin do ta rregullojë sipas shijes së saj. Vetë do të vendosë me kënd do ta ndajë atë dhe se kur do të vendoset në të,” tha një mik i Madonnas.

Gjatë këtij muaji Madonna kishte folur për marrëdhëniet e saj me fëmijët – Lourdes dhe Roccos, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Guy Ritchie dhe fëmijët e adoptuar Mercy James e David Banda por, edhe për pasionin e saj ndaj muzikës.

Madonna së fundmi ka anuluar një koncert në qytetin e Dallasit, siç ka njoftuar stafi i këngëtares, për shkak të problemeve shëndetësore.