VIP-at amerikan festojnë fitoren e Obamës !


VIP-at amerikan festojnë fitoren e Obamës


VIP-at amerikan festojnë fitoren e Obamës Postuar me 1:12 pm, November 7, 2012 Postime nga - arena Personazhet e famshëm të botës së spektaklit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pritur me entuziazëm rizgjedhjen e Barack Obama në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe për katër vite të tjera. Lady Gaga, Will.i.am, Eva Longoria dhe Kelly Rowland festuan në Twitter fitoren e radhës të presidentit të parë amerikan me ngjyrë. 

Lady Gaga shkroi: “Urime Zoti President! Jemi shumë krenarë që jemi amerikanë”. Më pas, këngëtarja postoi një foto me disa miq të saj duke festuar: “Nuk mund të jemi më të lumtur se kaq. Liria fitoi!” Ndërsa Kelly Rowland, ish-pjesëtare e grupit Destiny’s Child, postoi një foto me dy gishta të ngritura lart dhe me përshkrimin: “2 mandate!!!!!” Ndërkohë, Will.i.am falenderoi Amerikën për rezultatin dhe tha: “Të gjitha udhëtimet, fushata dhe puna e vështirë ia vlejtën. Tani le të punojmë edhe më shumë.”

 Eva Longoria, ndërkaq shkruan: E bëmë! Obama u rizgjodh! Po. Po ne mundemi! Unë dhe shoqëria ime festojme! Jam me lot Duke lëvizuar shtetin përpara!!! Obama!!!